Transmetuar më 08-08-2018, 14:40

Atleti i njohur Nicholas Bett ka humbur tragjikisht jetën pasi u përfshi në një aksident rrugor me makinë.

Nicholas Bett, 28 vjeç, kampioni i botës në atletikë, vdiq në Kenia, pak pasi ishte kthyer nga Kampionati Afrikan në Nigeri.

nicholas-bett1.jpg

Në vitin 2015, Nicholas Bett bëri histori në Kinë duke u bërë keniani i parë që fitoi një medalje ari në një distancë më të shkurtër se 800 metra.

Ai korri sukses në garën 400 metra në lojërat olimpike të Pekinit më 2015, raporton noa.al.

nicholas-bett2.jpg

Aksidenti fatal ndodhi në Nandi të Kenias. Shefi policor lokal, Patrick Wambani tha se Bett vdiq nga përplasja e makinës në rrugën ndërmjet Eldoret dhe Kapsabet, dy nga zonat më të njohura të Kenias. /noa.al/

nicholas-bett3.jpg

World champion hurdler Nicholas Bett has been killed in a car crash in Kenya, aged 28