Transmetuar më 08-08-2018, 16:16

Një studente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka befasuar më mënyrën e saj të diplomimit, duke pasur pranë një vizitor tejet të veçantë.

Fotot e diplomimit të saj të mbahen mend gjatë, pasi pozoi me veshjen tradicionale përkrah një aligatori 4 metra të gjatë.

Mackenzie Noland është studente e universitetit “A&M” të Teksasit, e diplomuar tashmë në shkencat e jetës së egër dhe nënujore.

Por, ajo ka punuar për disa kohë edhe në Qendrën e Shpëtimit “Beaumont”, që mban rreth 450 aligatorë, krokodilë dhe reptilë të tjerë.

Por, është “Big Tex” ai që ka tërhequr të gjithë vëmendjen, një aligator i marrë në qendër në vitin 2016.

Mackenzie dhe Tex kanë krijuar një marrëdhënie të veçantë, që kur ajo iu bashkua qendrës në maj. Ajo thotë se aligatori i përgjigjet kur e thërret në emër dhe reagon ndaj sinjaleve të saj me duar, kur ajo hyn rregullisht në ujë për ta ushqyer.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme: