Transmetuar më 08-08-2018, 22:39

Ndërron jetë një nga emrat e njohur të trainingut italian që ka drejtuar disa klube me emër.

Gustavo Giagnoni, ish-trajneri i Milan, Torino, Cagliari, Bologna dhe Roma, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Të gjithë në Itali e mbajnë mend për karakterin e tij sanguin.

Suksesin më të madh e pati në sezonin 1975-1976 kur fitoi Serie A me Torino.

Ky ishte suksesi i fundit për këtë ekip në elitën e futbollit italian, 22 vjet pas tragjedisë ajrore që shuajti një ekip të tërë që kishte fituar shtatë herë radhazi Serie A./a.k/noa.al/