Transmetuar më 09-08-2018, 12:10

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi rekord hashashi që po transportohej me një anije.

Plot 20 tonë drogë u bllokuan në mjetin lundrues me flamur të Panamasë në brigjet e Palermos.

Raportohet se gjatë operacionit policor u vunë në pranga 11 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes. Personat e arrestuar janë nga mali i Zi.

Droga ishte fshehur në anije e ndarë në 650 thasë. Sipas autoriteteve italiane, nëse do të dilte në treg me pakicë droga kapte vlerën e 150-200 milionë eurove.

Mjeti lundrues ishte model anijeje që u vjen në ndihmë ndet të hapur anijeve që kanë nevojë për karburant, por me sa duket misioni i saj ishte devijuar nga trafikantët.

Droga ishte fshehur brenda rezervateve të naftës. Anija vinte nga Las Palmasi dhe kishte destinacion brigjet e Tezlas./a.m./noa.al/