Transmetuar më 09-08-2018, 13:52

Kampioni aktual europian i sallave të mbyllura në kërcim së gjati Izmir Smajli, u ankua se në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahet në Berlin, ka patur manipulime në rezultat.

Në rrjetin social Fejsbuk ai ka paraqitur një video, ku rezultati nga ana e gjyqtarisë është dhënë i gabuar.

Federata Shqiptare e Atletikës ka denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse si në IAAF dhe po pret verifikimet e duhura. Në garat e zhvilluara një ditë më parë Smajli zuri vendin e 10-të me 7.73 metra.

Më parë, rezultati i tij u regjistrua 7.99 metra, me të cilin Smajli zinte vendin e 6-të.