Transmetuar më 09-08-2018, 14:02

Senatorët më Argjentinë hodhën sot poshtë legalizimin e abortit në vendin e papa Françeskut.

Kështu ata i kanë dhënë fund shpresave të organizatave feministe, ndërkohë që projektligji u miratua nga deputetët në qershor.

Tridhjetë e tetë senatorët i kanë thënë “jo” tekstit që parashikon ndërprerjen e vullnetshme të shtatzënisë (IVG) në 14 javët e para të shtatzënisë.

Nga ana tjetër, 31 kanë votuar pro dhe dy kanë abstenuar, sipas rezultateve zyrtare.

Votimi u prit me thirrje gëzimi mes militantëve anti-ndërprerjes se vullnetshme të shtatzënisë të mbledhur në Buenos Aires para Parlamentit, ku po zhvilloheshin debatet.