Transmetuar më 09-08-2018, 14:31

Aty, pikërisht ay, është momenti më i mirë dhe pozicioni ideal për të bërë foto.

Kështu shprehej një djalosh teksa qëndronte në skaj të një shumëkatëshi që po të ulje sytë poshtë binte pingul mbi rrugë.

Dhe ca me të qeshur e ca me eksitim absurd për të kapur selfien më të bukur, përfundoi në fatalitet edhe pse foton e shkrepi.

Të tilla raste janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në vende të ndryshme të botës.

Raportohen gjithnjë e më shpesh lëndime deri në tragjedi të njerëzve që fiksohen pas fotove selfie (vetëshkrepje) dhe përfundojnë në sitata që s’do të donin kurrë të ndodheshin.

Sheh një vend të bukur, ndikohesh edhe ti për t’u ndjerë bukur atë çast e dëshiron medoemos ta fiksosh me një foto në celular praninë tënde aty.

Aq ethshëm jepesh pas bërjes së një fotoje saqë fare mirë humb edhe përqendrimin për gjithçka tjetër përveç saj.

Nuk llogarit më as rreziqet shpesh herë.

E pra, selfie-t, kjo mani e përbotshme e fotove që i bëjmë vetvetes me celular, madje dhe duke drejtuar makinën, janë ato që po bëhen gjithmonë e më shumë burim aksidentesh. 

Image result for fatal selfies

Këshilla? Mos rrezikoni për një selfie, nuk ia vlen!

Por jo vetëm telefoni. Objektet që ne kemi në përdorim e që nga burim kënaqësie mund t’i shndërrojmë, pa vetëdije, me duart tona, në burim fatkeqësie.

Dhe ato janë e po bëhen gjithmonë edhe më shumë, ndaj bëni kujdes!

VIDEO: 10 njerëz që vdiqën duke bërë selfie

VIDEO: Top 7 selfie dramatike

VIDEO: 10 selfie ndër më të rrezikshmet që njerëzit kanë bërë