Transmetuar më 09-08-2018, 15:21

Administrata Tatimore thotë se po vazhdon të jetë e pranishme në të gjitha zonat turistike ku po ushtrohet aktivitet ekonomik, për të kontrolluar më nga afër situatën.

Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjektet kanë rezultuar me rritje të xhiros me 12% dhe numrit të kuponëve të lëshuar me 28%.

Kjo rritje është për periudhën 1 Qershor – 7 Gusht 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat, i referohen vetëm Drejtorive Rajonale Tatimore Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Sarandë, ku është përqendruar më shumë aktiviteti turistik.

Administrata Tatimore, thotë se në kuadër të planit të masave të sezonit turistik, qëllimi kryesor është nxitja e respektimit vullnetar të legjislacionit, si dhe vetëdeklarimit nga ana e tatimpaguesve, nëpërmjet informimit dhe edukimit të vazhdueshëm.

Ditët e fundit ka pasur raportime të shumta në rrjete sociale se në jug çmimet janë rritur abuzivisht dhe nuk jepen kupona tatimorë. /noa.al/