Transmetuar më 09-08-2018, 18:14

Nga Mentor Kikia

Prej një jave, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, doli publikisht, çdo ditë, duke deklaruar: “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëmbim territoresh. Nuk do të ketë luftë, as tensione. Vetëm zgjidhje paqësore. Kosova nuk do të japë e nuk do të humbë asnjë metër tokë. Por do të bëhet korigjimi i kufirit, dhe Kosovës do ti bashkëngjiten tri komunat e Luginës së Preshevës”.

Ai nuk sqaroi asnjëherë se si do ti bashkëngjiten këto komuna Kosovës, dhe si është e mundur që “paqësisht” Serbia do ti jepte Kosovës 1.500 kilometra katrore territor.

Sot doli se Thaçi ka gënjyer e mashtruar publikisht.

Sepse ai ka që në Qershor që bisedon me Presidentin e Serbise mbi një plan që parashikon që Serbisë ti kalojnë 4 komuna në veri të Mitrovicës, e Kosovës ti bashkohen tri komuna të Luginës së Preshevës.

Pra, kjo do të ishte rruga paqësore e pa luftë.

Ideja e shkëmbimit të territoreve, për të zgjidhur konfliktet shqiptaro-serbe njëherë e pergjithmonë, mund të mos jetë e keqe.

Bashkimi i shqiptarëve nën një shtet, mund të jetë një ide shumë e mirë madje.

Por kur mëson sesi presidenti mashtron publikisht, kjo e zhvlerëson procesin.

A mund të jetë ky njeri sot garanti i mbrojtjes së interesave të Kosovës?

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al