Transmetuar më 10-08-2018, 22:27

Prindërit e Zonjës së Parë Melania Trump, Viktor dhe Amalija Knavs, bënë betimin si shtetas amerikanë.

Avokati i tyre tha se çifti slloven e bëri betimin të enjten në qytetin e Nju Jorkut.

Çifti Knavs e rritën Melaninë në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte nën sundimin komunist.

Viktor ishte tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstili.

Viktor është 74 vjeç, dy vjet më i madh se Presidenti Donald Trump.

Amalija është 73 vjeçe.

Zonja e Parë Melania Tramp, ndryshoi emrin në Melania Knauss kur filloi punën si modele.

Ajo u vendos në Nju Jork më 1996 dhe u njoh me zotin Trump dy vjet më vonë.