Transmetuar më 10-08-2018, 22:57

Kanë dalë të tjera detaje nga  masakra në fshatin Resulaj të Selenicës, ku 8 persona të fisit Zykaj u vranë nga 24 vjeçari Ridvan Zykaj.

Ndërkaq burime  nga policia konfirmojnë se autori para disa ditësh kishte pasur një sherr me kushërinjtë për bagëtitë, më saktësisht për tokat ku ai i kulloste.

Mësohet se prindërit e autorit kanë mbetur të tronditur nga ngjarja dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion për policinë.

Ata janë shprehur se nuk kanë dijeni për armën e masakrës dhe se nuk e kanë idenë sesi mund ta ketë siguruar 24 vjeçari dhe se nuk e mbanin në shtëpi.