Transmetuar më 10-08-2018, 23:29

Policia e Vlorës doli me një komunikatë zyrtare mbi ngjarjen e frikshme: Më datë 10. 08. 2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën  drejtimin  e Prokurorit  ndodhet  në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dalin emrat dhe detaje të tjera

Mes viktimave janë 4 gra, 3 burra dhe nje fëmijë i seksit mashkull nga fisi Zykaj.

Viktimat janë:  Azem Zykaj, Sara Zykaj, Denis Zykaj, Perie Zykaj, Aferdita Zykaj, Besim Zykaj, Ledion Zykaj (fëmija 6 vjeç) dhe Vasilika Zykaj 17 vjeçe.

Ndërkohë që problem është edhe vendosja e viktimave pasi siç raportohet morgu i Vlorës nuk ka vende. Burimet bëjnë të ditur se në morg ka vetëm dy tavolina.  Ndërkaq policia sqaron se viktimat janë xhaxhallarë dhe kushërinjtë e parë të babai të autorit.

“Nga te dhenat e deritanishme, autori ka  vrare  Demirin  dhe  gruan e tij si  dhe  ka vrare dy djemt e Demrit.  Ka vrare djalin e Demirit:  Azemin  dhe  gruan e tij   Si dhe djalin tjeter te Demirit:  Besimin dhe gruan e tij si  dhe dy femijet  e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin.

Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici  dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, shkruan policia.

Kërkohet autori i masakrës

Ndërkohë që hetuesit vijonë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime. Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje.

Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi. Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë.