Transmetuar më 10-08-2018, 23:37

Ridvan Zykaj është emri i vrasësit i cili masakroi 8 persona nga fisi i tij, duke kryer kështu një nga aktet më “barbare” në histori.

24 vjeçari, një djalë i thjeshtë fshati i cili u bë i njohur sot pasi me kallashnikov ekzekutoi 8 pjesëtarë të fisit të tij Zykaj, mes tyre tre gra he dy fëmijë.

Burimet nga policia për oranews bëjnë me dije se i riu njihej nga blutë e zonës si hajdut ordiner dhe ishte arrestuar disa herë pasi vidhte pulat e fshatit.

Ndërsa fqinjët tregojnë se 7- 8 vjet më parë kishte pësuar djegie trupi dhe se jetonte me prindërit të vëllanë dhe të motrën.

Ridvani kishte disa bagëti dhe kujdesj për to ndërsa në profilin e tij në facebook shihet që nuk ishte mjaft aktiv teksa postonte rrallë foto dhe ndonjë videoklip.

Teksa shkaku që shtyu të riun të kryente këtë masakër ende mbete një enigmë, autori hyri në banesën e vëllait të gjyshit duke vrarë këdo që i dilte përpara.

Ai u drejtua fillimisht në banesën e vëllait të gjyshit të tij dhe pasi të ekzekutonte atje 4 persona iu drejtua banesës ku ndodhej familja e djalit të Demir Zykës dhe ta shuante atë tërësisht së bashku me dy fëmijët, Sarën 16 vjece dhe Ledionin 8 vjec.

Pasi kreu masakrën (pasditen e 10 gushtit) autori u largua dhe policia ka izoluar të gjithë zonën për ta arrestuar.

Gjithashtu në profilin e tij në Facebook vihen re edhe poezitë që 24-vjeçari kishte postuar megjithëse nuk dihet nëse ishte ai që ia dedikonte një femre apo ishin “të vjedhura”.