Transmetuar më 11-08-2018, 00:26

Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit që u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur këta hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim të grabitjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe.

Opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët.

Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Varja u bë me 25 qershor 1992 në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.