Transmetuar më 11-08-2018, 08:56

Një masakër e vërtetë ndodhi një ditë më parë në fshatin Resulaj të Selenicës në qarkun e Vlorës ku u vranë me kallashnikov tetë persona nga i njëjti fis.

Autor i krimit ishte 24-vjeçari Ritvan Zykaj, i cili ishte me viktimat kushëri i afërt.

Pas disa paqartësive, janë qartësuar lidhjet fisnore mes autorit të krimit, dhe lidhjet familjare të viktimave.

Zykaj ka ekzekutuar të afërmit që ishin të një trungu familjar, pra tre breza, nga gjyshërit deri te nipërit.

Ai ekzekutoi çiftin e të moshuarve (vëllain e gjyshit të tij me gruan), dy djemtë e çiftit të moshuar, dhe dy fëmijë.

Viktimat dhe lidhjet e tyre familjare:

1- Demir Zykaj, 75-vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit) 2- Ferie Zykaj, 72-vjeçe, (Gruaja e Demirit) 3- Besim Zykaj, 43-vjeç (Djali i Demirit) 4- Vasilika Zykaj, 43-vjeçe (Gruaja e Besimit) 5- Sara Zykaj, 17-vjeçe (Vajza e Besimit) 6- Ledjon Zykaj, 9-vjeç (Djali i Besimit) 7- Azem Zykaj 45-vjeç (Djali i Demirit) 8- Afërdita Zykaj 42-vjeçe (Gruaja e Azemit)/a.m./noa.al/

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

 Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima