Transmetuar më 11-08-2018, 09:55

Një masakër e rëndë ndodhi një ditë më parë në fshatin Resulaj të Selenicës ku u vranë me kallashnikov tetë persona nga i njëjti fis.

Autor i krimit ishte 24-vjeçari Ritvan Zykaj, i cili ishte me viktimat kushëri i afërt.

Zykaj ka ekzekutuar të afërmit që ishin të një trungu familjar, pra tre breza, nga gjyshërit deri te nipërit.

Ai ekzekutoi çiftin e të moshuarve (vëllain e gjyshit të tij me gruan), dy djemtë e çiftit të moshuar, dhe dy fëmijë. Demir Zyka, vëllai i gjyshit të autorit 24-vjeçar, dhe bashkëshortja e tij Perie, u ekzekutuan të parët në banesë e tyre.  Bashkë me ta, vrau edhe me nusen e tij, Azem dhe Afërdita Zykaj.  Më tej, shkoi në banesën e djalit tjetër të Demirit ku ka kryer edhe vrasjet më të rënda, dy fëmijë. 24-vjeçari vrau Besim Zykajn me gruan e tij Vasilikën, dhe dy fëmijët e çiftit, Sarën 17 vjeçe dhe djalin e vogël, Ledionin, 9 vjeç.

Nga masakra shëptuan vetëm një djalë i Besimit që nuk ndodhej aty si dhe dy djem të Azemit që gjithashtu nuk ndodheshin.

Viktimat dhe lidhjet e tyre familjare:

1- Demir Zykaj, 75-vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit) 2- Ferie Zykaj, 72-vjeçe, (Gruaja e Demirit) 3- Besim Zykaj, 43-vjeç (Djali i Demirit) 4- Vasilika Zykaj, 43-vjeçe (Gruaja e Besimit) 5- Sara Zykaj, 17-vjeçe (Vajza e Besimit) 6- Ledjon Zykaj, 9-vjeç (Djali i Besimit) 7- Azem Zykaj 45-vjeç (Djali i Demirit) 8- Afërdita Zykaj 42-vjeçe (Gruaja e Azemit)/a.m./noa.al/

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

 Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima

Masakra e Resulajt, 8 viktimat nga i njëjti trung familjar, Ritvani i shuajti në tre breza

“O Edi Rama, më gjen dot…” Mesazhi i autorit të masakrës teksa ishte në arrati

Zykaj kur ishte në arrati: Duke pritur Fatmir Xhafajn! Qytetarët: Të torturohet! Mbyllet adresa e Facebook-ut