Transmetuar më 11-08-2018, 10:25
Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Arsenalit.
Kjo është konfirmuar për shqiptarin edhe nga trajneri i ri Unai Emery.
Ai e ka emëruar futbollistin shqiptar si një prej zv.kapitenëve të ekipit.
Kjo mund të cilësohet si një arritje vërtetë e madhe pasi ai arrin të marrë rol të rëndësishëm në një ekip të madh te Premier Ligës vetëm pas dy sezonesh.
Ndërkohë, kapiten i parë është emëruar Laurent Koscielny.
“Kapitenët e tjerë janë Petr Chech, Aaron Ramsey dhe Mesut Ozil “, ka thënë trajneri Emery./a.m./noa.al/