Transmetuar më 11-08-2018, 10:54

Ritvan Zykaj, autori i masakrës me tetë të vrarë në fshatin Resulaj të Selenicës u prangos gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës nga forcat speciale.

Gjatë arrestimit nuk ka bërë rezistencë ndërkohë ai është transportuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës ku është marrë në pyetje.

NOA mësoi nga burimet se ai ka pranuar autorësinë për krimin makabër.

24-vjeçari nuk ka shprehur pendesë për krimin e bërë duke shuar familjen e vëllait të gjyshit të tij.

Madje, ai ka qenë mjaft ironik në përgjigjet që jepte para hetuesve.

“Më arrestuat shumë vonë”, mësohet të ketë qenë një prej frazave që ai ka thënë përballë hetuesve.

Ndërkohë, në momentet e para ai ka deklaruar se “kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend”.

Më pas, Ritvani ka deklaruar para hetuesve se “ata më akuzonin për çdo gjë mua”.

Ditën e krimit ai ishte akuzuar se u kishte vjedhur disa pula deti. Kjo e dhënë është konfirmuar nga gjyshi i Ritvanit, i cili tha se ata ishin në një drekë dhe Ritvani u largua më herët. Më pas, ndodhi masakra./a.m./noa.al/

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

 Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima

Masakra e Resulajt, 8 viktimat nga i njëjti trung familjar, Ritvani i shuajti në tre breza

“O Edi Rama, më gjen dot…” Mesazhi i autorit të masakrës teksa ishte në arrati

Zykaj kur ishte në arrati: Duke pritur Fatmir Xhafajn! Qytetarët: Të torturohet! Mbyllet adresa e Facebook-ut

 Si i masakroi Ritvani 8 të afërmit e tij (Kujdes pamje të rënda!)

“I vrau për pulat!” Gjyshi i Ritvanit tregon çfarë ndodhi para masakrës: Si i gjeta trupat

Dinamika, si i vrau njëri pas tjetrit 8 të afërmit Ritvani, tre djemtë që shpëtuan

VIDEO: Pamjet e arrestimit të Ritvan Zykaj në Selenicë

Image may contain: 1 person, standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant