Transmetuar më 11-08-2018, 11:59

Një masakër e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Resulaj të Selenicës ku 8 persona nga i njëjti trung familjar janë vrarë nga i afërmi i tyre Ritvan Zykaj.

Ky i fundit u kap nga policia pas 12 orësh në arrati.

Prej mëngjesit, ai ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës ku po merret në pyetje.

Uniformat blu kanë dhënë një version zyrtar lidhur me shkaqet që çuan në tragjedinë e rëndë.

“Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale”, raporton policia.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat konfirmohet pista që ka qarkulluar në media pasi sipas policisë “autori është shprehur se pjesëtarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje”. Konkretisht, ata e akuzonin se u kishte vjedhur disa pula.

Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, nuk ka ende një konfirmim nëse 24-vjeçari Zykaj vuan nga probleme të shëndetit mendor apo jo. Kjo tezë ka qarkulluar në  media por nga autoritetet nuk ka asnjë konfirmim./a.m./noa.al/

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

 Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima

Masakra e Resulajt, 8 viktimat nga i njëjti trung familjar, Ritvani i shuajti në tre breza

“O Edi Rama, më gjen dot…” Mesazhi i autorit të masakrës teksa ishte në arrati

Zykaj kur ishte në arrati: Duke pritur Fatmir Xhafajn! Qytetarët: Të torturohet! Mbyllet adresa e Facebook-ut

 Si i masakroi Ritvani 8 të afërmit e tij (Kujdes pamje të rënda!)

“I vrau për pulat!” Gjyshi i Ritvanit tregon çfarë ndodhi para masakrës: Si i gjeta trupat

Dinamika, si i vrau njëri pas tjetrit 8 të afërmit Ritvani, tre djemtë që shpëtuan

VIDEO: Pamjet e arrestimit të Ritvan Zykaj në Selenicë

Image may contain: 1 person, standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant