Transmetuar më 11-08-2018, 16:34

Gjendet trupi i pajetë i një personi që ishte zhdukur dy ditë më parë në Përmet.

Trupi i pajetë që i përket shtetasit N.S., 57 vjeç, u gjet gjatë ditës së sotme në lumin Vjosë.

N.S., dyshohet se është vetë hedhur nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë, më datë 09.08.2018.

Pas  kërkimeve të bëra përgjatë Lumit Vjosë nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Përmet dhe  polumbarëve të  Reneas, mesditën e sotme është bëre e mundur gjetja dhe nxjerja nga uji i trupit të 57-vjeçarit, ku nga veprimet e para të kryera nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/