Transmetuar më 11-08-2018, 17:44

Lëkundje të forta të tërmetit dridhin Shqipërinë, ndërsa të frikshme ishin në Tiranë.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 5 e 35 minuta.

Tërmeti mësohet të ketë qenë me magnitudë 5.4 ballë, me epiqendër 12 km në veriperendim të Bulqizës, 41 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 5 km.

Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Shkodrës, në Dibër, Lezhë dhe në Elbasan.

Sipas raportimeve më të fundit, noa.al mëson se tërmeti është ndjerë edhe në Malin e Zi, në shumë qytete të Kosovës si dhe në Maqedoni.

Nuk dihet ende nëse lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme./a.k/noa.al/