Transmetuar më 11-08-2018, 18:03

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Divjakë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:10.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë i moshës 6-vjeçare.

Dyshohet se fëmija është përplasur nga një automjet tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M.M., 35-vjeçe.

Mësohet se 35-vjeçarja është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Para pak ditësh një tjetër aksident me pasojë vdekjen e dy personave ndodhi në Kamëz, ku drejtuese ishte një femër./a.k/noa.al/