Transmetuar më 11-08-2018, 18:45

Ish-Kryeministri, Sali Berisha dënon mungesën e reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me masakrën e Selenicës, ku 8 persona mbetën të vrarë nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj.

Sipas Berishës, Rama nuk ka thënë ende asnjë fjalë ngushëlluese, për familjarët e viktimave duke i vrarë sipas tij për së dyti ata.

“Nuk është dënuar dhe nuk është thënë një fjalë ngushëlluese familjarëve nga monstra në krye të qeverisë dhe fundërrinat e tjera të kabinetit të skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau për së dyti viktimat e Selenicës”, shprehet ndër të tjera Berisha në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nje masaker qe tronditi Shqiperine dhe beri lajme boteror por nuk te preku ty o skizofren! Njemije here turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra ne Resulaj te Selenices, ne te cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka perbere nje lajme boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!

Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne! sb./a.k/noa.al/

VIDEO: Pamjet e arrestimit të Ritvan Zykaj në Selenicë

Image may contain: 1 person, standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant