Transmetuar më 11-08-2018, 19:08

Futurologjisti Dr Ian Pearson pretendon se të bësh seks me robotë, do të jetë po aq normale për femrat sa është sot të shikosh filma porno.

Femrat mund t’i ndërrojnë partnerët e tyre seksual me robot.

E kjo gjë do të jetë krejtësisht normale pas 10 vjetësh, thotë fururologjisti Pearson.

Ai thotë se seksi në të ardhmen do të ndryshojë, e kjo do të ndodhë si pasojë e ndryshimeve dhe avancimit të teknologjisë.

Por seksi me robotë nuk është diçka e re.

Sot ka shumë objekte seksuale dhe shkencëtarët janë duke ndërtuar objekte të reja, me qëllim që të plotësojnë nevojat seksuale të njerëzve.

Industria e objekteve seksuale kohëve të fundit është rritur shumë.