Transmetuar më 11-08-2018, 20:37

Talenti portugez i sulmit Andre Silva, nuk do të jetë pjesë e Milanit gjatë sezonit që po vjen.

Sevilla ka marrë zyrtarisht Andre Silvan në huazim nga Milani me opsion blerjen përfundimtare në fund të sezonit.

“Sevilla FC dhe AC Milan kanë arritur një marrëveshje huazimi, me mundësi blerje për Andre Silva”, thuhet fillimisht në deklaratën e Sevillas.

Silva dështoi tek Milani në sezonin e kaluar duke shënuar 10 gola në 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Me sa duket drejtuesit kanë rënë dakord që portugezi të ndryshojë ambjent./a.k/noa.al/