Transmetuar më 11-08-2018, 21:18

Rrufeja ka goditur një 60 vjeçar në Kuçovë.

I moshuari Bilbil Asllani ka qenë në qendër të qyteti kur është goditur nga rrufeja.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku i është dhënë ndihma e parë.

Asllani është goditur nga rrufeja sapo ka dalë nga një bar-kafe.

Ndërkohë për shkak të furtunës rrethi i Kuçovës ka mbetur rreth 1 orë pa drita.