Transmetuar më 11-08-2018, 21:41

Një gjarpër i gjatë ka shokuar banorët e Tetovës në Maqedoni.

Një gjarpër pothuajse 2 metra është mbytur gjatë ditës së sotme nga banorët në afërsi të varrezave të qytetit të Tetovës.

Denoncuesja që ka dërguar edhe fotografitë në redaksinë e TetovaSot, thotë se ky është gjapri i dytë që është parë në këtë zonë të qytetit.

“Ky është gjarpri i dytë që e kemi mbytur tek varrezat e qytetit, dhe ju lutemi ta shpërndani që të merren masa”, thekson denoncuesja.