Transmetuar më 11-08-2018, 22:35

Një ngjarje kriminale me pasojë plagosjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme.

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në La Spezia të Italisë, raportojnë mbrëmjen e sotme mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur e populluar “Canaletto”, para një bari, raporton “Gazzetta di Parma”.

Shqiptari është qëlluar me një plumb pistolete në këmbë.

Sipas raportimeve të para, i plagosuri u transportua në spitalin Sant’Andrea të Spezia-s dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Ndërkaq autoritet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes në fjalë./a.k/noa.al/