Transmetuar më 11-08-2018, 23:07

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi Shqipërinë pasditen e sotme, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në vendet fqinje.

Sipas njoftimit të ministrisë tërmeti ishte 5.4 ballë i shkallës Rihter, me thellësi 5 km. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë bilancin e shtëpive të dëmtuara, ndërsa shton se Specialistët e Emergjencave Civile ndodhet në zonë dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.

47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit njoftojnë se janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Sipas njoftimint, specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit./a.k/noa.al/