Transmetuar më 12-08-2018, 10:51

Akademiku Artan Fuga shkruan se ngjarja në Selenicë ku një i ri vrau tetë persona, nuk ka të bëjë fare me sigurinë e rendit, por problemin e sheh edhe më thellë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se “politika nuk ja bën dot diagnozën vrasjes më makabre të historisë njerëzore.

Padyshim vrasja më makabre në historinë e njerëzimit. Edhe kjo na duhej. Ore kuptoni se çfarë po ndodh apo jo? Nuk ka të bëjë fare, po fare, me sigurine e rendit. Nuk ruhet me policë familja. Është shumë më e thellë. Politika nuk ja bën dot diagnozen vrasjes më makabre të historisë njerëzore.

Fuga shkruan se politika i ka përzënë teknicienët, ndërsa shpjegimet tani i japin militantët, vjedhësit e votave në komisione dhe opinionistët!

“Nuk shoh absolutisht asnjë analize shkencore, të psikologjise sociale”, shkruan Fuga./a.k/noa.al/