Transmetuar më 12-08-2018, 11:39

Rritet edhe më tej bilanci i njerëzve që humbën jetën si pasojë e zjarreve që përfshinë Greqinë.

Së fundmi mësohet se një grua 57-vjeçare e cila ndodhej nën kujdes intensiv, ka ndërruar jetë nga plagët e rënda, duke e çuar numrin e viktimave në 94.

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë njoftoi se gruaja, e cila ndërroi jetë të shtunën në mëngjes është personi i 11-të që vdiq në spital si pasojë e zjarrit të 23 korrikut.

Ata shtuan se edhe 31 persona janë në trajtim spitalor.

Bilanci mbetet ende provizor, ndërsa tetë pacientë ndodhen në kujdes intensiv./a.k/noa.al/