Transmetuar më 12-08-2018, 11:55

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri 6-vjeçar ndodhi ditën e djeshme në Divjakë.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga një femër 35-vjeçare nga Tirana.

Sipas saj, ka qenë fëmija që i ka prerë rrugën duke kaluar me vrap për në anën tjetër. Policia bëri të ditur se fëmija është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. Matarangasi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia, drejtuesja e mjetit ka qenë duke ecur në një rrugë të mbushur me qarkullim dhe sapo ka dalë nga trafiku i rënduar, ajo ka rritur shpejtësinë për të vijuar më tej rrugën më e lirë.

Por në këtë çast, siç tregojnë burimet, dyshohet që fëmija ka tentuar të kalojë më shpejtësi rrugën.

“Ishte vetëm një sekondë. Edhe pse frenova gozhdë, fëmija u fut para makinës. Makina nuk kishte shpejtësi shumë të lartë, por fëmija po. Ai hyri me vrap të pakontrolluar. U përpoqa, por nuk ia dola”, ka thënë ajo në polici.