Transmetuar më 12-08-2018, 12:07

Lihet në burg Rozina Kolecin e cila ka aksidentuar për vdekje 8 vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe të riun Ramazan Isha.

Gjyqtari i rastit Ardian Kaliaj, në Gjykatën e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorit Bajram Breçani, këtë të diel.

E akuzuara është shfaqur e tronditur në gjykatë dhe ka mohuar akuzën e Prokurorisë.

Koleci ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur për shkak se biçikleta ka hyrë në rrugë “qorre”.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin”, është shprehur ajo.

Pavarësisht pretendimit të saj, organi i akuzës ka ngritur dyshimet për veprën penale: “Aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy personave”.

Ka dyshime se Rozina Koleci ka qenë duke përdorur celularin në timon./a.k/noa.al/