Transmetuar më 12-08-2018, 16:13

Masakra e Selenicës mund të ishte parandaluar nëse familja dhe banorët e fshatit do të kishin vlerësuar siç duhet luhatjet emocionale të 24- vjeçarit Ridvan Zykaj.

Në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët.

Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia.

Ndonëse prokurori ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore, deri tani zyrtarisht nuk konfirmohet nëse ka apo jo.

Edhe pse deri tani nuk ka një ekzaminim zyrtar të gjendjes së tij mendore, të gjitha përshkrimet e mësipërme të çojnë në një dyshim të vetëm, se autori i krimit të tetëfishtë mund të ketë pasur, ose mund të ketë qenë në prag të ndonjë sëmundje mendore, shkruajnë mediat shqiptare.

Madje, gjendja e tij së fundmi kishte pësuar përkeqësim, aq sa nuk pranonte të jetonte më as me prindërit e tij.

Ndonëse në të njëjtën çati, Ridvani me vullnetin e tij jetonte në një dhomë të veçuar dhe nuk përzihej as me ta, as me të vëllanë dhe motrën.

Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e 11 gushtit, vetëm 2 km larg banesave ku ndodhi krimi.

Gjatë hetimeve mësohet se ai është shprehur se e kishte kryer krimin pasi një nga viktimat e kishte akuzuar për vjedhje.

Pas vrasjes autori filmoi viktimat

Autori i krimit të tetëfishtë, Ritvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes ka vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka.

Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video. Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”.

Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e 11 gushtit, vetëm 2 km larg banesave ku ndodhi krimi. Gjatë hetimeve mësohet se ai është shprehur se e kishte kryer krimin pasi një nga viktimat e kishte akuzuar për vjedhje.EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)

3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)

4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit) — (Familja e djalit të vetëm të mbijetuar)

5- Sara Zykaj, 17 vjeç (Vajza e Besimit)

6- Ledjon Zykaj, 6 vjeç (Djali i Besimit)

7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)

8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

VIDEO: Pamjet e arrestimit të Ritvan Zykaj në Selenicë

Image may contain: 1 person, standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant