Transmetuar më 12-08-2018, 17:46

Një gjyqtar i gatshëm do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë së Vlorës dhe policisë lokale, për mbajtjen nën arrest me burg pa afat, për 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.

Ky person akuzohet për vrasje të tetëfishtë, pasi hapi zjarr me armë automatike të tipit “Kallashnikov” mbi të afërmit fqinjë me të, duke i marrë jetën tetë personave, mes të cilëve gra dhe dy fëmijë.

Ritvan Zykaj, pritet që të hënën më 13 gusht ora 10.00 të përballet me gjyqtarin e gatshëm.

Ai do të pyetet paraprakisht, kryesisht për gjeneralitetet dhe pasi prokuroria të kërkojë nga gjykata mbajtjen në burg të të dyshuarit, pritet që të kërkohet edhe mendimi i të dyshuarit, nëse ai e pranon akt-akuzën.

Sakaq, vështirësi paraqiten në këtë çështje, sepse deri tani nuk ka një avokat që të merret me çështjen e Zykajt.

Shteti është i detyruar që të pajtojë avokat nëse i pandehuri nuk arrin ta ketë.

Mbetet të presim deri nesër nëse Zykaj do të paraqitet me avokat në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, apo do të mbrohet vetë.

Zykaj vrau 8 persona nga fisi i tij në fshatin Resulaj të Selenicës.

Shkak për vrasjen makabre, ai thotë se ishin akuzat që i bëheshin për vjedhjen e disa pulave në fshat, megjithatë ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik. /noa.al/

VIDEO: Pamjet e arrestimit të Ritvan Zykaj në Selenicë

Image may contain: 1 person, standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant