Transmetuar më 12-08-2018, 18:18
Ritvan Zykaj

Nuk ishin vetëm qitjet me armë zjarri të herë pas hershme që Ritvan Zykaj kishte bërë kohët e fundit në Resulaj të Selenicës, por edhe paralajmërimet e qarta dhe të bëra me zë të lartë prej tij, karshi të afërmve.

Hetimet e fundit kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës.

Nga dëshmitë e dhëna në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por asnjë masë nuk ishte marrë.

Në këtë pikë lind pyetja nëse mund të shmangjej tragjedia e tetëfishtë në Resulaj.

Sakaq, siç rezulton në një rast, ai ishte dyshuar tetë vite më parë për grabitje me armë, por historia në fshat ishte mbyllur mes të afërmish.

Pas masakrës së tmerrshme në fshatin Resulaj, kushdo ka hapur dyert e mortit, por aty ku ka ndodhur tragjedia, të njohur e të pa njohur, banorë të fshatrave përreth dhe emigrantë, në vend të ngushëllimit “të rroni vetë”, hedhin ne heshtje duhan.

Shtëpia që ka ngelur hapur në fisin Zykaj, është banesa e Azemit, edhe ai i vrarë bashkë me gruan, siç iu vra i vëllai me kunatën së bashku me 2 fëmijët, si dhe prindërit.

Ngushëllimet i pret gjyshi i vrasësit, të cilit iu shua familja e të vëllait, por të hysh në këtë shtëpi është e papërballueshme.

Ritvan Zykaj pret të dalë para gjykatës si vrasësi serial i tetë kushërinjve të tyre, ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat, dyert janë mbyllur e siç mund të parashikohet, përgjithmonë.

Prindërit dhe familjarët më të afërt të vrasësit, janë larguar nga fshati për një afat të pacaktuar.

Banorët thonë se ata kanë ikur për shumë arsye, por më e forta, është se asnjëri prej tyre nuk e përballon dot humbjen e tetë të afërmve.

 

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

 Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima

Masakra e Resulajt, 8 viktimat nga i njëjti trung familjar, Ritvani i shuajti në tre breza

“O Edi Rama, më gjen dot…” Mesazhi i autorit të masakrës teksa ishte në arrati

Zykaj kur ishte në arrati: Duke pritur Fatmir Xhafajn! Qytetarët: Të torturohet! Mbyllet adresa e Facebook-ut

 Si i masakroi Ritvani 8 të afërmit e tij (Kujdes pamje të rënda!)

“I vrau për pulat!” Gjyshi i Ritvanit tregon çfarë ndodhi para masakrës: Si i gjeta trupat

Dinamika, si i vrau njëri pas tjetrit 8 të afërmit Ritvani, tre djemtë që shpëtuan

VIDEO: Pamjet e arrestimit të Ritvan Zykaj në Selenicë

Image may contain: 1 person, standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant