Transmetuar më 12-08-2018, 18:56

Të paktën tetë persona konfirmohet të kenë vdekur në një aksident ajror që ka ndodhur orët e fundit në Papua.

Avioni i kompanisë Dimonin Air’s Swiss, një tip Pilatus PC-6 Porter, ishte duke kryer një udhëtim 42 minutësh nga Tanah Merah për në Boven Digul, distrikt i Oksibil në Indonezi, pranë kufirit me Papua New Guinea, raporton noa.al, duke cituar zyrtarë policorë lokalë që raportojnë në median vendase.

Avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror në mbrëmjen e së shtunës dhe u gjet sot nga banorët në qarkun Pegunungan Bintang.

Ekipet për kërkim-shpëtim pohuan se kanë gjetur tetë persona të vdekur.

Kurse një djalë 12-vjeçar ka arritur të shpëtojë dhe ai iu gjet i gjallë.

Fëmija ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në Indonezi ndodhin shpesh aksidente ajrore.

Një avion që po udhëtonte nga Surabaya për në Kuala Lumpur ishte rrëzuar në detin Java në vitin 2014, duke lënë të vdekur 162 persona, sa ishin në bord.

Eight die in Papua plane crash, teen boy survives