Transmetuar më 12-08-2018, 21:22
Foto ilustruese

Cristiano Ronaldo-s i kanë mjaftuar tetë minuta për të shënuar golin e parë te klubi i tij i ri, Juventus.

Në miqësoren e ditës së diel, Juve ndeshet me ekipin B të klubit dhe portugezi ka treguar menjëherë aftësitë e tij.

Pas një pasimi të bukur nga mesi i fushës, Ronaldo ndodhet vetëm për vetëm me portierin dhe arrin ta mposhtë me lehtësi.

Shikoni videon më poshtë:

Pas miqësores në “Villar Perosa”, ku shënoi pas vetëm tetë minutash në ndeshjen e Juventus “A” kundër Juventus “B”, Cristiano Ronaldo falënderoi tifozët me një postim në italisht në “Instagram”, i pari për të në gjuhën e ekipit të ri.

Portugezi ka pranuar se është ndjerë i emocionuar në një ditë ku ka pasur 15 mijë tifozë të pranishëm, patjetër të tërhequr edhe nga prania e “CR7”.

“Një ditë emocionuese në një atmosferë të veçantë që tregon historinë fituese të Juves. Falënderoj të gjithë tifozët për ngrohtësinë e madhe!”

Në fund të postimit “CR7” ka publikuar edhe hashtag #FinoAllaFine (deri në fund).