Transmetuar më 12-08-2018, 22:04

Autori i dyshuar i masakrës së Resulajt, Ridvan Zykaj, i cili akuzohet se vrau tetë kushërinjtë e tij, ka pranuar shumë qetësisht krimit.

Pak pas arrestimit sot herët në mëngjes, Zykaj u mor në pyetje nga policia.

Me tone ironike 24-vjeçari ka guxuar madje të sfidojë edhe policinë, ndërsa ka thënë se: “Më arrestuat shumë vonë”.

Kurse në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë për masakrën.

I riu u kap nga policia pas më shumë se 10 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës. Me vete i është gjetur edhe arma e krimit.

Fill pas arrestimit, teksa qëndronte shumë ftohtë, ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Ndërkohë, dje i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare. Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi. Ridvani pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë si fillim banesën e Besim Zykajt, kushëririt të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur atë bashkë me gruan.

Fill pas tij ka vrarë edhe vajzën, Sarën 17 vjeçe dhe djalin e Besimit, Ledjonin, vetëm 6 vjeç (të miturin e ka vrarë brenda në banesë). Por Ridvani nuk është ndalur me kaq. Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj vëllait të Besimit, Azemit dhe gruas së tij, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas ka shkuar në banesën e tretë, ku ka vrarë babain e Besimit dhe Azemit, Demirin (vëllain e gjyshit të tij), bashkë me gruan e moshuar.

Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar bashkë me armën. Sapo u sinjalizua për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, FNSH, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij dhe është arrestuar pas 12 orësh kërkime.

VIKTIMAT 1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit) 2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit) 3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit) 4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit) 5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit) 6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit) 7- Azem Zykaj (Djali i Demirit) 8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)