Transmetuar më 13-08-2018, 08:01

Pas tragjedisë së muajit të kaluar që solli 94 viktima dhe qindra të plagosur, Greqia sërish e paralizuar nga zjarret, këtë herë në ishullin Evia.

Prej mesditës të së dielës ishulli është përfshirë nga disa vatra zjarri gjigante.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz. Mbi 500 persona janë evakuuar nga zona.

Zjarret kërcënojnë dy shatrat Kontotispoti dhe Stavros. Në terren janë rreth 200 forca të shërbimit zjarrfikës dhe pesë helikopterë.

Kryebashkiaku i Psathas deklaroi se shpresohet që së shpejti të shuhen zjarret pasi prezenca në terren e shërbimeve është maksimale./a.m./noa.al/