Transmetuar më 13-08-2018, 08:50
Foto ilustruese

Një familje nga Korça ka kaluar momente tmerri gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke gdhirë e hëna.

Katër persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit me iniciale E.D., në fshatin Porodinë.

Gjatë tentativës së këtyre personave, është dëmtuar njëri prej familjarëve i cili fatmirësisht nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Policia thotë se këta persona nuk kanë arritur dot të marrin asgjë nga banesa.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Grabitjet e banesave janë kthyer në një fenomen shqetësues. Raste të tilla janë të shpeshta në të gjithë vendin.

Këto vepra përbëjnë rrezik mjaft të madh për familjarët./a.m./noa.al/

foto ilustruese