Transmetuar më 13-08-2018, 09:03

Duket se tashmë tërmetet janë kthyer në një fenomen normal për vendin që prej javësh të tëra ka kaluar rreth një mijë të tillë.

Pas tërmetit të fortë të së shtunës i cili ishte 5.1 ballë i shkallës rihter, të tjera lëkundje janë ndjerë gjatë natës.

Në Bulqizë janë regjistruar dy lëkundje brenda 10 minutash me magnitudë 2 dhe 2.4 ballë.

Këtë herë thuajse nuk janë ndjerë pasi lëkundjet ishin shumë më të lehta.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar nëntë kilometër në veri të Bulqizës.

Sizmiologët kanë paralajmëruar se tërmete të tilla pritet të ketë edhen vijim, duke e argumentuar këtë me faktin se një tërmet i madh si ai i së shtunës, shoqërohet me pasgoditje të shumta.

Por, fenomeni zgjat prej një muaji, pas tërmetit të madh të muajit Korrik./a.m./noa.al/