Transmetuar më 13-08-2018, 09:23

Ish-ministri dhe deputeti Dritan Prifti u nda nga jeta vitin e shkuar pas një sëmundjeje të pashërueshme.

Por kujtimet e bukura që ai la pas për fëmijët mbeten.

Vajza e tij më e vogël Livia publikon herë pas herë foto e video nga kujtimet me babain e ndjerë.

Së fundi, ajo ka publikuar një këngë ku shfaqet duke kënduar me babain dhe vëllezërit.

Familja duket në momente të lumtura në një udhëtim.

“Sa shumë më mungon ba’”, shkruan Livia krahas videos./a.m./noa.al/