Transmetuar më 13-08-2018, 09:36

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje regjistrohet në vend, këtë herë në qytetin e Beratit.

Një 31-vjeçar i identifikuar si Besmir A., dhunonte babain e tij 57-vjeçar me inicialet Y.A.

Pas sinjalizimeve të marra, policia shkoi në banesën e familjes dhe bëri arrestimin në flagrancë të të riut.

Sipas informacioneve, situata ishte e përsëritur në familje.

Pasi kishte duruar raste të tjera, babai u detyrua të denoncojë djalin e tij.

Rastet kur fëmijët dhunojnë prindërit po kthehen në fenomen të prditshëm për policinë tashmë./a.m./noa.al/