Transmetuar më 13-08-2018, 10:29

Trumbetohen me të madhe shifrat e turistëve në vendin tonë, por me shërbimin mbetemi ende shumë pas.

Dhe këtu sigurisht përfshihet edhe transporti. Nga njëra anë flasim për bileta avioni të shtrenjta drejt Rinasit, por edhe alternativat e tjera mbartin problemet e tyre.

Në Durrës dy ditë më parë, qindra udhëtarëve iu është dashur të presin më shumë se gjashtë orë tragetin.

Dhe kjo ka sjellë humbjen e durimit te pasagjerët që kanë pritur mes temperaturave deri në 40 gradë.

Ata kanë humbur durimin dhe madje ka pasur edhe konfrontime me rojat e sigurisë siç duket në videon më poshtë.

Trageti “Grandi Navi Veloci” do të duhej të nisej nisej në orën 12:00 nga Durrësi, por ka mbërritur vetëm në orën 18:00./a.m./noa.al/