Transmetuar më 13-08-2018, 10:44

Disa ditë më parë vendi u trondit nga një masakër e përmasave të mëdha. Në Resulaj të Selenicës, 24-vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov tetë anëtarë të fisit të tij, pjesëtarë të të njëjtit trung familjar.

Lidhur me këtë ngjarje nuk kishte pasur asnjë reagim të kryeministrit Edi Rama deri më sot.

I detyruar nga një lumë komentesh që e kritikonin për heshtjen dhe situatën e krimit, Rama i është përgjigjur komentuesve.

“Në këtë botë ndodhin të tilla ekstreme, ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë”, shkruan Rama.

Por, komentet e qytetarëve janë nga më të fortat.

“Ato tetë viktima janë meritë e kësaj qeverisjeje”, shkruan një qytetar.

“Sa i papam që është, populli përditë e më i varfër ky nis tall tr**in që në 7 të mëngjesit me fasada boshe. Të lumtë o shok se të kemi votuar vetë, s’ke faj të për zotin”, i shkruan një tjetër qytetar.

“Kam bërë një të mirë në këtë jetë: që ika nga ai vend! Për meritën tënde shok”, shkruan një tjetër./a.m./noa.al/