Transmetuar më 13-08-2018, 11:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Psikiatrik të Vlorës ku një pacient është hedhur nga akti i tretë dhe ka ndërruar.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.K., 50-vjeç. Ai u ka shpëtuar mjekëve nga duart dhe është hedhur nga dritarja e dhomës ku ishte i shtruar.

Personi në fjalë ishte me probleme dhe prej kohësh i ishte nënshtruar kurave.

Stafi mjekësor u përpoq t’i vinte në ndihmë por ai kishte pësuar dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë në vend.

Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m./noa.al/