Transmetuar më 13-08-2018, 12:24

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e masakrës së fshatit Resulaj në Selenicë.

Ndaj Ritvan Zykajt, 24-vjeçarit që vrau me kallashnikov tetë anëtarë të fisit të tij, pjesëtarë të të njëjtit trung familjar, u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ai është shfaqur i qetë para gjykatës dhe nuk ka shfaqur shenja pendese.

Gazetarët që e filmonin brenda kafazit të hekurt e pyetën se pse i vrau dhe nëse ishte penduar, por ai rrinte i heshtur. Seanca nisi disi me vonesë pasi asnjë avokat nuk pranonte të bënte mbrojtjen e të pandehurit.

Me ndërmjetësimin e kryetarit të gjykatës, më në fund u gjet një avokat kryesisht për vijimin e gjyqit në fund të të cilit u caktua izolimi në burg i 24-vjeçarit.

Ritvan Zykaj përballet me akuzat “vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Para se të niste seanca, teksa po futej në dyert e gjykatës disa qytetarë që ndodheshin aty pranë i janë drejtuar me fjalët “i pashpirt”.

Ndërkohë, atje ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Hoxhallari që humbën vajzën dhe nipërit nga ngjarja makabre.

Ata mbanin një pankartë ku shkruhej “Dënim me vdekje për kriminelin”.

Ritvan Zykaj ekzekutoi tre ditë më parë me kallashnikov vëllain e gjyshit të tij bashkë me gruan, dy djemtë e tij me bashkëshortet si dhe dy fëmijë./a.m./noa.al/ 

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima

Masakra e Resulajt, 8 viktimat nga i njëjti trung familjar, Ritvani i shuajti në tre breza

“O Edi Rama, më gjen dot…” Mesazhi i autorit të masakrës teksa ishte në arrati

Zykaj kur ishte në arrati: Duke pritur Fatmir Xhafajn! Qytetarët: Të torturohet! Mbyllet adresa e Facebook-ut

 Si i masakroi Ritvani 8 të afërmit e tij (Kujdes pamje të rënda!)

“I vrau për pulat!” Gjyshi i Ritvanit tregon çfarë ndodhi para masakrës: Si i gjeta trupat

Dinamika, si i vrau njëri pas tjetrit 8 të afërmit Ritvani, tre djemtë që shpëtuan

Asnjë avokat nuk e merr përsipër autorin e vrasjes së tetëfishtë në Selenicë

Masakra e Selenicës me tetë të vrarë mund të ishte parandaluar

Masakra e Selenicës, autori filmoi viktimat. Videon ia dërgoi kushëririt

Para 7 vitesh i shpëtuan jetën, Ritvani i “rritur” u ekzekutoi gjithë familjen

"Mos më bini në qafë se do ju bëj hatanë”, si Zykaj kishte paralajmëruar masakrën