Pamje të rënda teksa një 24-vjeçare vritet në festën e saj të ditëlindjes, janë publikuar nga autoritetet braziliane.
Publikimi erdhi në përpjekjen e policisë për të treguar edhe njëherë brutalitetin mes bandave të shtetit latin.
Eliana Ferreira Campos, e njohur edhe si Mis Barbie Marley ishte viktima e parë e një ekzekutimi të trefishtë, në një shtëpi të cilën ajo e kishte marrë me qira për të festuar ditëlindjen e saj.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Ji-Paraná këtë të shtunë, teksa në video dallohet që drejt tyre afrohet një grup tjetër personash duke e sulmuar, e më pas e qëlluan me armë.
Menjëherë pas kësaj u qëlluan edhe 2 persona të tjerë, të identifikuar si Paloma de Oliveira Guimarães, 26 vjeç dhe Edmundo Cristian Ferreira de Matos, 18 vjeç.
FOTOGALERI
Autorët e dyshuar:
Vajza që humbi jetën