Transmetuar më 13-08-2018, 17:25

Një tjetër aktor i ri simpatik, i shtohet kinematografisë turke.

Atakan Hoshgoren, është vetëm 19-vjeç por ka arritur që me rolin e tij në serialin për të rinj “4N1K” të fitojë zemrat e shumë vajzave.

E megjithatë ai ka bërë një deklaratë të befasishme në një komunikm live, në rrjetet sociale me fansat.

I pyetur nga vjen, Atakan është përgjigjur se origjina e tij është nga Shqipëria.

“Jam nga Stambolli, kam lindur në Stamboll, por origjina jonë është nga Shqipëria”, është shprehur aktori 19-vjeçar.

Më parë aktorë të tjerë, sot mjaft të njohur kanë pranuar se origjina e tyre është nga Shqipëria, si: Barish Arduç, Halit Ergenç, Gizem Karaca, Can Yaman apo Kivanc Tatlitug./a.k/noa.al/